Përzgjedhësja e Kosovës U19, Albina Rrahmani, të hënën e ka publikuar listën prej 20 futbollisteve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U19.
“Dardanet” e reja fillimisht do të përballen me Poloninë më 27 nëntor.
Tre ditë më pas, Kosova do të luajë kundër Greqisë, ndërsa ciklin e ndeshjeve do ta përmbyllë më 3 dhjetor me përballjen ndaj Sllovakisë.
Të tria ndeshjet fillojnë në orën 11:00 dhe luhen në Sllovaki.
Përfaqësuesja U19 e Kosovës synon të paraqitet sa më mirë në këto përballje dhe të kërkojë rezultate pozitive në garën për kualifikim në Kampionatin Evropian U19.
