Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën në Irlande se shpejtësia e bisedimeve të paqes dhe interesi i Shteteve të Bashkuara për të gjetur një zgjidhje janë shkak për optimizëm, por ai ka shprehur frikë se SHBA-ja mund të humbasë interesin në përpjekjet e paqes
"Kishte pak optimizëm në fjalët e mia për shkak të shpejtësisë së negociatave, dhe nga pala amerikane, për shkak të interesit të tyre për to. Kjo tregoi se Amerika nuk po tërhiqet tani nga asnjë lloj mënyre diplomatike dialogu dhe kjo është mirë", ka thënë presidenti ukrainas.
Por më vonë i pyetur nëse kishte frikë se SHBA-ja mund të humbiste interesin në proces, Zelesnky është përgjigjur: "Po, kam frikë. Nëse dikush nga aleatët tanë është i lodhur, kam frikë”.
"Qëllimi i Rusisë është të largojë interesin e Amerikës nga kjo situatë", ka thënë ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur të martën situatën e Ukrainës “një rrëmujë”.
Ai ka deklaruar se situata është shumë e komplikuar.