Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se është "i shqetësuar" se mosmarrëveshja e vazhdueshme për Grenlandën mund ta largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
"Jam i shqetësuar për çdo humbje të fokusit gjatë një lufte në shkallë të plotë", u ka thënë Zelensky gazetarëve të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi gjithashtu ka bërë thirrje që Uashingtoni të angazhohet në diplomaci me Evropën, duke thënë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara "ta dëgjojnë Evropën, ta dëgjojnë vërtet atë në formatin e diplomacisë".
"Mendoj se kjo është ajo që do të ndodhë dhe besoj fuqimisht se nuk do të ketë ndonjë kërcënim të madh”, ka deklaruar ai.
Zelensky po ashtu ka shprehur dyshimet e tij për pjesëmarrje në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës nëse nuk ka ndonjë përparim në përpjekjet për paqe.