Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ajeti përfiton nga vendimi i ri, do të luajë ndaj St. Gallenit

Albian Ajeti

Albian Ajetit i është zvogëluar dënimi nga tri në dy ndeshje moslojë, duke i mundësuar sulmuesit të Luganos të paraqitet në përballjen e Kupës së Zvicrës ndaj St. Gallenit.

Lugano ka marrë lajm pozitiv, pasi ankesa për dënimin e sulmuesit Albian Ajeti është pranuar pjesërisht.

Fillimisht, Ajeti ishte dënuar me tri ndeshje suspendim pas kartonit të kuq të marrë në përballjen kampionale ndaj St. Gallenit, të cilën Lugano e humbi me rezultat të thellë 5:0.

Megjithatë, pas ankesës së klubit, autoritetet përkatëse kanë vendosur që dënimi i sulmuesit të zvogëlohet në dy ndeshje.

Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Kupës së Zvicrës kundër St. Gallenit, më 2 dhjetor.

29-vjeçari Ajeti që është i huazuar te Lugano nga Baseli këtë edicion në 15 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me gjashtë gola.