Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka thënë se presidenti Donald Trump, do t’ia paraqesë të gjitha opsionet në tavolinë homologut të tij rus, Vladimir Putin, në samitin e të premtes në Alaskë.
Duke folur për Bloomsberg TV, Bessent, ka deklaruar se “të gjithë kanë qenë të frustruar me Putinin", por ka sugjeruar se tani "duket sikur ai mund të jetë gati të negociojë".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Presidenti do t'ia bëjë të qartë presidentit Putin se të gjitha opsionet janë në tryezë", ka shpjeguar ai.
Bessent ka paralajmëruar se nëse bisedimet nuk shkojnë sipas planit, "atëherë sanksionet ose tarifat dytësore mund të rriten".
Ai ka thënë po ashtu se edhe Evropa duhet të jetë e gatshme të vendosë edhe sanksione dytësore ndaj Rusisë.
"Ne kemi nevojë që evropianët të vijnë dhe të ndihmojnë në krijimin e një ndikimi më të madh", është shprehur ai.
Deklaratat e tij kanë ardhur pak para një takimi virtual mes lidervëve të BE-së, presidentit të Ukrainës dhe presidentit amerikan të mërkurën.