Të paktën 37 persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në jug të Filipineve, raportoi të dielën Reuters.
Siç kanë bërë të ditur autoritetet, punonjësit e shpëtimit po gërmojnë nëpër baltë për të gjetur të mbijetuar.
Rrëshqitja e dheut goditi natën e së martës jashtë një miniere ari në qytetin Maco në provincën e Davao de Oro.
Edëard Macapili, zyrtar i kësaj province ka thënë se 37 njerëz kanë vdekur nga rrëshqitja e dheut, shifër kjo e përditësuar së fundmi pasi dy trupa të tjerë u gjetën të dielën.
Megjithatë, numri i personave të zhdukur thuhet të jetë deri në 77. Edhe 32 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Macapili ka shtuar se mbi 300 njerëz u përfshinë në shpëtim, por operacionet po pengoheshin nga shiu i dendur, balta e dendur dhe kërcënimi i rrëshqitjeve të mëtejshme të dheut.
“Ekipi i shpëtimit po bën më të mirën, edhe nëse është shumë e vështirë”, ka thënë ai.