Më shumë se 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.9 ballë në Filipinet qendrore, kanë thënë zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive.
Qyteti i Bogos dhe qytete e bashki të tjera të prekura kanë shpallur një “gjendje katastrofe” ndërsa vlerësohen dëmet e shkaktuara nga tërmeti.
Tërmeti ka goditur brigjet e qytetit Cebu pak para orës 22:00 sipas orës lokale të martën, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke dëmtuar ndërtesat.
Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë ka anuluar një njoftim për cunami, duke thënë se "çdo efekt për shkak të çrregullimeve të vogla të nivelit të detit kryesisht ka kaluar”.
Qyteti Cebu, i vendosur në rajonin Visayas, ka një popullsi prej gati një milion banorësh.