Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Kolumbi ka arritur në mbi 250, teksa ekipet e shpëtimit gërmuan të martën nëpër hapësira të mëdha me beton të copëtuar, në një garë me kohën për të gjetur të mbijetuar.
Tërmeti me magnitudë 7.4, më i fuqishmi që ka goditur vendin e Amerikës së Jugut në disa dekada, ka goditur herët të hënën Kolumbisë perëndimore, të njohur për prodhimin e kafesë, duke lënë pallate banimi, shtëpi, shkolla dhe qendra shëndetësore të çara ose tërësisht të shembura.
Në qytetet më të goditura, ekipet e shpëtimit punuan gjatë gjithë natës me vinça, ekskavatorë dhe, në disa raste, edhe me duar, duke prerë çelikun e deformuar në kërkim për njerëzit që mund të kishin mbetur ende të bllokuar.
“Ne jemi... të përqendruar te detyra e menjëhershme për të shpëtuar jetë, për të garantuar mbërritjen e ekipeve të shpëtimit, për të sjellë furnizime mjekësore dhe spitale fushore”, ka thënë ministri i Brendshëm, Rodrigo Lara, për Blu Radio.
Zyra e OKB-së për çështjet humanitare, OCHA, duke iu referuar shifrave zyrtare të së hënës në mbrëmje, ka thënë se 126 persona ishin konfirmuar të vdekur dhe 1,495 të tjerë ishin lënduar.
Por vlerësimet lokale të së martës e vendosën numrin e viktimave në rreth 224.
Kolumbia kërkon më shumë se 3.000 të zhdukur pas tërmetit që la mbi 100 të vdekur
Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë rifilluar të martën në dhjetëra qytete dhe qyteza në Kolumbinë perëndimore, pasi...-
Një grua nxirret e gjallë nga rrënojat 36 orë pas tërmetit në Kolumbi
-
Kolumbia kërkon më shumë se 3.000 të zhdukur pas tërmetit që la mbi 100 të vdekur
-
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Kolumbi arrin në 111
-
Arrin në mbi 40 numri i të vdekurve nga tërmeti në Kolumbi
-
Të paktën 20 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi