Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit në Kolumbi ka arritur në mbi 40, përfshirë tre fëmijë që kanë humbur jetën nga shembja e një muri në bashkinë Calima El Darién.
Tërmeti me magnitudë 7.4 ka goditur të hënën në orën 07:34 me kohën lokale, në një thellësi prej 107 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Epiqendra ishte në San José del Palmar, në rajonin e Chocó-s.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin, si dhe në vendet fqinje: Venezuelë, Ekuador dhe Panama.
Kjo ndodh më pak se dy muaj pasi dy tërmete të njëpasnjëshme shkatërruan pjesë të Venezuelës, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 5.000 personave.
Një tërmet me magnitudë 7,4 ka tronditur Kolumbinë dhe Ekuadorin
Një tërmet i fuqishëm në Kolumbinë perëndimore ka tronditur të hënën vendin e Amerikës së Jugut...
Artikuj të ngjashëm