Gjykata Supreme dukej e prirur të mërkurën të rrëzonte kufizimet e Donald Trumpit mbi shtetësinë në momentin e lindjes, gjatë një seance me rëndësi të madhe, e cila u theksua edhe nga prania e pazakontë e presidentit në sallën e gjyqit.
Gjyqtarët konservatorë dhe liberalë vunë në dyshim nëse urdhri i Trumpit, që shpall se fëmijët e lindur nga prindër që ndodhen në SHBA ilegalisht ose përkohësisht nuk janë shtetas amerikanë, përputhet me Kushtetutën apo me ligjin federal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArgumentet zgjatën më shumë se dy orë në një sallë të mbushur, ku përveç Trumpit, presidenti i parë në detyrë që merr pjesë në argumente në gjykatën më të lartë, ishin edhe Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, sekretari i Tregtisë, Hoëard Lutnick, si dhe aktori Robert De Niro.
Trumpi qëndroi pak më shumë se një orë në sallë për argumentet e avokatit kryesor të administratës në Gjykatën e Lartë, D. John Sauer. Ai u largua menjëherë pasi avokatja Cecillia Wang filloi prezantimin në mbrojtje të shtetësisë së gjerë sipas lindjes.
Pas seancës, Trumpi ka shkruar në Truth Social: “Ne jemi i vetmi vend në botë aq budalla sa të lejojmë shtetësinë ‘nga lindja’!” Në fakt, dhjetëra vende, pothuajse të gjitha në Amerikë, e garantojnë shtetësinë për fëmijët e lindur në territorin e tyre”.
Gjatë seancës, gjyqtarët i drejtuan një sërë pyetjesh skeptike Sauerit, duke kërkuar bazën ligjore të urdhrit dhe duke ngritur shqetësime praktike.
Mirëpo gjyqtari Clarence Thomas dukej se mbështeste Trumpin, duke theksuar se Amendamenti i 14-të kishte për qëllim fillimisht t’u jepte shtetësi njerëzve me ngjyrë, përfshirë ish-skllavët.
Gjykatat më të ulëta e kanë bllokuar këtë urdhër, duke u mbështetur edhe te vendimi i vitit 1898 në çështjen "Shtetet e Bashkuara kundër Wong Kim Ark", një vendim historik i cili përcaktoi se një fëmijë i lindur në SHBA nga prindër të huaj është shtetas amerikan.
Administrata Trump argumenton se interpretimi aktual është i gabuar dhe se fëmijët e jo-shtetasve nuk janë “nën juridiksionin” e SHBA-së. Por asnjë gjykatë deri tani nuk e ka pranuar këtë argument.
Sipas studimeve, më shumë se një çerek milioni foshnja në vit në SHBA do të preken nga ky urdhër.
Kufizimet nuk do të zbatoheshin vetëm për emigrantët pa dokumente, por edhe për persona që ndodhen ligjërisht në SHBA, si studentët ose aplikantët për qëndrim të përhershëm.
Një vendim përfundimtar nga Gjykata e Lartë pritet deri në fillim të verës.