Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara rrëzoi të martën kërkesën e presidentit Donald Trump për kufizim të shtetësisë nga lindja, duke e hedhur poshtë kështu një prej prioriteteve të administratës së tij për luftimin e imigrimit.
Gjykata e shpalli të pavlefshëm një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga Trumpi përmes së cilit urdhëroheshin agjencitë amerikane që të mos njihnin shtetësinë e fëmijëve të lindur në SHBA nëse asnjëri prej prindërve nuk ishte shtetas amerikan ose nuk kishte banim të përhershëm apo siç njihet ndryshe “green card”.
Vendimi përbën një humbje për Trumpi, pasi kjo ishte një nga premtimet e fushatës së tij. Mandati i tij i dytë është karakterizuar kryesisht nga përpjekjet për të ashpërsuar masat kundër imigracionit, raportoi AP.
Vendimi i Gjykatës Supreme lë në fuqi interpretimin e deritanishëm se çdo person i lindur në territorin e Shteteve të Bashkuara fiton automatikisht shtetësinë amerikane, edhe nëse prindërit e tij nuk janë shtetas amerikanë.
-
Supremja hedh në dyshim vendimin e Trumpit për të kufizuar shtetësinë në lindje
-
Administrata Trump shton përpjekjet për t'ua hequr shtetësinë amerikanëve të natyralizuar
-
Gjykata rrëzon tarifat e Trumpit
-
SHBA-ja anuloi 175 mijë viza gjatë administratës së Trumpit
-
Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave