Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi kthehet në Hagë pas katër ditësh vizitë te familja

Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer në Hagë pas vizitës në Kosovë, e cila ishte autorizuar për arsye humanitare. Kjo u konfirmua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas njoftimit, vizita e Krasniqit ishte urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye bindëse humanitare dhe ishte zhvilluar nën mbikëqyrje.

“Jakup Krasniqi u kthye sot (dje) në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse. Kjo ishte vizita e pesëmbëdhjetë nga një i paraburgosur në Kosovë deri më sot, e urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Vizita e Krasniqit në Kosovë u lejua nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi. 

Pas katër ditësh pranë familjes, Krasniqi është rikthyer në Hagë të shtunën pasdite.

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se kjo ishte vizita e 15-të e këtij lloji nga një i paraburgosur në Kosovë, e autorizuar nga gjykatësit për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata.

Edhe Masat e sigurisë për vizitën e Krasniqit vlerësohen demonstrim i panevojshëm i forcës Arbëri Masat e sigurisë për vizitën e Krasniqit vlerësohen demonstrim i panevojshëm i forcës

Më 18 nëntor, Specialja kishte njoftuar se Trupi Gjykues kishte udhëzuar Zyrën Administrative të organizonte vizitën e Krasniqit në Kosovë.

Sipas gjykatës, vizitat e tilla autorizohen në bazë të Rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, duke marrë parasysh standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.