Presidenti rus, Vladimir Putin, ka komentuar incidentin me dronin që u rrëzua në territorin e Romanisë, duke deklaruar se nuk mund të konfirmohet nëse bëhej fjalë për një dron rus.
Mes tjerash, Putini ka thënë se sapo ishte informuar për ngjarjen.
“Mësova vetëm jashtë hyrjes së kësaj salle se kinse kishte ndodhur një incident me dronin tonë”, deklaroi ai.
Presidenti rus shtoi se Rusia është e gatshme të zhvillojë një hetim objektiv nëse pala tjetër e kërkon një gjë të tillë.
“Le të na dorëzojnë të dhënat, si dhe mbetjet e dronit, dhe ne do të zhvillojmë një hetim objektiv. Vetëm atëherë do të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur”, përfundoi Putin.
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Rumani
Një dron rus i përfshirë në një sulm gjatë natës ndaj Ukrainës ka goditur një ndërtesë...-
Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë një dron që hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë
-
Putini përmend mundësinë e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën
-
Putini i quan “gabim të rëndë” akuzat e Gjermanisë për sulmin më dronë në Leipzig
-
NATO-ja rrëzon një dron që shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë
-
Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi