Shtëpia e Bardhë ka nominuar Mikhail Bogachekun për ambasador të plotfuqishëm të SHBA-së në Kosovë.
Emri i Bogachekut është dërguar në Senat.
“Mikhail Bogachek, nga Florida, do të jetë ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotëfuqishëm i shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimi ne Shtëpisë së Bardhë.
Bogachek është nga Florida dhe ka përvojë mbi 25-vjeçare në menaxhim dhe drejtim institucional. Ai ka përvojë në sektorin e shëndetësisë dhe teknologjisë.
Ai ka shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv në organizatën e Shteteve Amerikane.
Emërimi i Bogachekut duhet të kalojë në procedurën e konfirmimit në Senatin amerikan.
Edhe
Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për prioritetet e përbashkëta
Ambasadori i fundit i SHBA-së në Kosovë ishte Jeffrey Hovenier, i cili e përfundoi misionin diplomatik në fund të dhjetorit të vitit 2024. Hovenier, i cili kishte marrë detyrën më 10 janar 2022, u largua nga Kosova më 30 dhjetor 2024, pas afro tri vjetësh në këtë post.
Pas largimit të tij, detyrën e të Ngarkuarës me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë e mori Anu Prattipati, e cila në atë kohë ishte zëvendësshefe e misionit diplomatik.