Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Urani Ismaili ia bëri lojën Përparim Grudës për Ligjin e Speciales

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj, ka akuzuar nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismailin, se ia ka bërë lojën deputetit tjetër të kësaj partie, Përparim Grudës lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Haradinaj ka thënë se tërheqja e nismës për ndryshimin e këtij ligji është shoqëruar me rivalitet të brendshëm në PDK dhe se, sipas tij, çështja është përdorur për interesa partiake dhe për garën për udhëheqjen e partisë.

“Grudës ia bëri lojën Urani Ismaili. Këta janë konkurrentë brenda partisë. Tash më fort po përdoret ligji se kush të bëhet kryetar i PDK-së, sesa a do të fitohet Apeli”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka deklaruar se ka qenë kundër tërheqjes së nismës, pasi beson se me këtë çështje janë zhvilluar lojëra politike, duke e cilësuar gjithë procesin si farsë.

“Nëse u kthye ligji për të devijuar një konkurrent politik brenda vetë partisë së PDK-së, atëherë këtu mendoj se është lojë dhe farsë. Unë besoj edhe në këtë se është farsë, sepse në fund të fundit ligjet janë të mira deri kur del ligji më i mirë”, ka thënë Haradinaj në “Interaktiv” të KTV-së. 

Ai ka shprehur dyshime edhe për qëllimet e protestave që janë organizuar lidhur me procesin gjyqësor në Hagë dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Specialen. Sipas tij, ato janë përdorur edhe për krijimin e protagonistëve politikë që mund të përfitojnë në garat e ardhshme zgjedhore.

Haradinaj ka thënë se fillimisht kishte besuar që ligji do të votohej, por ka pretenduar se brenda PDK-së kishte interesa që vendi të shkonte në zgjedhje dhe që disa figura të identifikoheshin përmes protestave.

“Unë kam besuar se ky ligj do të votohet e këta (PDK-ja) kanë menduar të shkohet në zgjedhje dhe të nxjerrin protagonistë të cilët do të identifikoheshin nga protesta. Ai dyshim që e kam dhënë disa herë, të mos luhet dhe të mos mundohen me përfitu në tragjedi të tjerëve. Kjo qetësia pe vërteton atë që po them, sepse i keqpërdoren protestat, i kthye në teravi, jo në kuptimin e sulmit të fesë. Ka qenë qitje e individëve të cilët dikur do vyejnë për me marrë vota nëse do të hyjnë në një garë dhe të përzgjidhet kush do të flasë e kush nuk do të flasë”, deklaroi Haradinaj. 

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së ka deklaruar se pret që Lëvizja Vetëvendosje ta miratojë edhe versionin e ndryshuar të ligjit, duke thënë se në këtë mënyrë do ta vendosë PDK-në përballë një akti të kryer, pas deklaratave se ka pasur presion ndërkombëtar për tërheqjen e ligjit. 

“Unë të garantoj që Qeveria do ta votojë edhe këtë ligj me ndryshime dhe do t’i hedhë para aktit të kryer. E tash presioni ndërkombëtar pra s’qenka me këtë ligj. Nëse paska zbutje, atëherë le ta kenë për turp”, ka deklaruar ai.

Haradinaj: Në Apel mund të fitojë ndonjëri prej katërshes vetëm me intervenimin e Amerikës

2 min. më parë / 10 nën 2026 23:52
Nasim Haradinaj

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se Komisioni aktual që po merret me krijimin e Strategjisë për Mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, nuk ka pse ta mbajë të fshehtë këtë strategji.

Sipas Haradinajt kjo strategji po mbahet fshehur për të mos dalë në pah se nuk po bëjnë asgjë.

“Strategjinë thonë se po e mbajnë të fshehur Komisioni, kështu që uroj që njëherë në jetën e tyre të mbajnë fshehtë diçka. Unë se besoj që ka strategji të fshehta në Kosovë. Duan ta mbajnë fshehur i bie sikurse nuk po bëjnë asgjë, prandaj po e mbajnë të fshehur sepse nuk po bëjnë asgjë”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Interaktiv” në KTV.

Ai ka thënë se me intensitetin e punës që po zhvillohet për mbrojtjen e krerëve në fazën e Apelit, mund të fitojë vetëm ndonjë individ me intervenimin e Amerikës.

Haradinaj shprehet se nuk po sheh seriozitet në këtë çështje dhe se çdo ditë që po kalon është e humbur në instancën e Apelit për Thaçin dhe të tjerët.

“Me tempon aktuale që e kanë dhe me këto lojërat që kanë nis, Apeli mund të fitohet vetëm nga ndonjë individ me intervenimet e superfuqisë (Amerikës). Nuk po shoh seriozitet. Tash për tash topi i ka mbetur PDK-së, vetë e kanë marrë topin, vetë e krijuan Ligjin, u krenuan për të, kërkuan të votohet Ligji dhe u duartrokit. Apeli a po ua merr mendja që i pret Kosovën, PDK-në, LVV-në dhe shqiptarët derisa këta të konsolidohen dhe ai ta shtyjë afatin në Apel, a ua merr mendja? Janë njerëzit e njëjtë, deputetët e njëjtë, pse nuk kanë bërë asgjë që gjashtë vjet. Nuk kanë kërkuar as falje”, ka deklaruar Haradinaj.