Ambasada amerikane po pret të punojë me Qeverinë e sapoformuar dhe Kuvendin e Kosovës.
Përmes një deklarimi të shkurtër në Facebook, ambasada shprehu se bashkë me institucionet e Kosovës do të punojë për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.
“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen në rajon, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet deklaratën e shkurtër të ambasadës.
Kuvendi ishte shpallur i konstituuar më 13 shtator, pas zgjedhjes së nënkryetarëve. Pozita e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kishte mbetur e paplotësuar. Albulena Haxhiu ishte zgjedhur kryetare e Kuvendit më 9 shtator, me 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenime.
Gjykata Kushtetuese, pas kërkesave të Partisë Demokratike, e njohu konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë, ndërsa ka kërkuar që deputetët ta përfundojnë sa më shpejt edhe zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit që i takon PDK-së.
Edhe
Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë e re drejt prioriteteve të përbashkëta
Gjithashtu, Gjykata ka njoftuar se afati për zgjedhjen e presidentit skadon më 6 tetor, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje në mes të nëntorit.
-
Haxhiu me akuza ndaj Kushtetueses: Ajo ka rol të interpretojë, jo të ua bëjë qejfin partive
-
Seanca e Kuvendit të hënën, në rend dite miratimi i deklaratës lidhur me vendimin e Speciales
-
Haxhiu: Kosova ka nevojë për institucione të forta e funksionale, jo pritje e vonesa të reja
-
Gruda: Kuvendi s’mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së