Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën në seancën e parë plenare të kësaj legjislature. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka bërë të ditur se seanca nisë në orën 11:00 dhe do të përfshijë në njërën nga pikat deklaratën e përbashkët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale.
Haxhiu e ka cilësuar mbledhjen e Kryesisë të premten si “të gjatë dhe aspak të lehtë”.
“Pesë grupe parlamentare janë formuar dhe kanë dorëzuar përbërjen. GP i komuniteteve joshumicë do të plotësohet pas betimit të deputetëve të rinj. Kryesia vendosi që seanca e radhës të mbahet të hënën në 11:00 me pika të rëndësishme, së pari me betimin e deputetëve të rinj, pastaj me miratimin e një deklarate që lidhet me procesin në Hagë. Jemi dakorduar në Kryesi që paraprakisht të mos vendosen deputetë para një akti të kryer por të kontribuojnë në draftimin e kësaj deklarate”, ka thënë Haxhiu
Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Haxhiu ka thënë se është folur në Kryesi dhe se kanë konsideruar se duhet “të kemi përpjekje maksimale që vendi të mos shkojë në zgjedhje”.
Kuvendi ishte shpallur i konstituuar më 13 shtator, pas zgjedhjes së nënkryetarëve. Pozita e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kishte mbetur e paplotësuar.
Albulena Haxhiu ishte zgjedhur kryetare e Kuvendit më 9 shtator, me 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenime.
Edhe
Të enjten seancë
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që konstituimi i Kuvendit është bërë pas afatit kushtetues, por ka kërkuar që të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarit të dytë. Kalimi i këtij afati, ka pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, në rastin kur posti është vakant, si dhe për formimin e Qeverisë.
Gjithashtu, Gjykata ka njoftuar se afati për zgjedhjen e presidentit skadon më 6 tetor, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje në mes të nëntorit.
-
Caktohet seanca nesër në ora 09:00, në rend dite plotësim/ndryshimi i Ligjit për Specialen
-
Haxhiu: Kuvendi u konstituua, pozita për nënkryetarin e PDK-së mbetet e rezervuar
-
Sot vazhdimi i seancës konstituive, në rend dite zgjedhja e nënkryetarëve
-
Shtyhet sërish seanca konstituive, s’ka dakordim për votimin e nënkryetarëve