Shtëpia e Bardhë ka nominuar ambasadorët e rinj për në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.
Për Bosnjën është nominuar Ronald Johnson, për Serbinë Michael Young dhe për Malin e Zi Peter McCoy.
Nominimet duhet të konfirmohen nga Senati.
Në Kosovë, Ambasada amerikane vazhdon të udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, qëkur Jeffrey Hovenier e përfundoi mandatin në dhjetor të 2024-tës.
Për Shqipërinë është nominuar Eric Wendt.
Artikuj të ngjashëm
-
Dështon përpjekja e ndërkombëtarëve për përfaqësuesin e ri të Lartë në Bosnjë-Hercegovinë
-
Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri
-
SHBA-ja kërcënon me rishqyrtim të rolit në Bosnje për shkak të mosmarrëveshjeve me Evropën
-
Trumpi e nominon ushtarakun Wendt për ambasador në Shqipëri
-
Në SHBA kërkohet rivendosja e sanksioneve ndaj Dodikut