Autoritetet franceze po përgatiten për trazira të tjera në rrugë fundjavën e ardhshme, pavarësisht një operacioni të gjerë të sigurisë që ndihmoi në kontrollimin e demonstratave mbarëkombëtare të së shtunës, ka thënë të hënën ministri i Brendshëm, Laurent Nunez.
Protestat, të cilat prej javësh po tronditin qeverinë e presidentit Emmanuel Macron, nuk po japin shenja të qetësimit, teksa dhuna që ka shpërthyer në dhjetëra qytete nëntë ditë më parë ka ngritur frikën se shteti kishte humbur kontrollin e rrugëve.
Në përgjigje të trazirave, ministria e Brendshme ka angazhuar 70.000 policë për demonstratat e së shtunës që shkoi, të cilat sindikatat i organizuan për të kundërshtuar koston e lartë të jetesës dhe gjendjen e shërbimeve publike.
Lëvizja është zgjeruar shumë përtej pakënaqësisë fillestare të studentëve, duke përfshirë sindikatat dhe aktivistët e “jelekëve të verdhë”, të njohur për jelekët e tyre fosforeshentë dhe demonstratat masive kundër presioneve ekonomike, përfshirë çmimet e larta të karburanteve.
Nunez ka thënë se prania e madhe policore ka parandaluar përsëritjen e dhunës së parë në fillim të këtij muaji. Megjithatë, kur televizioni BFM TV e pyeti të hënën nëse priste trazira të tjera gjatë demonstratave të planifikuara për 31 tetor, ai u përgjigj: “Padyshim që po”.
Edhe
Franca në gatishmëri të lartë për protestat sot, pas trazirave të javës së kaluar
“Mbrëmja e Halloëeen-it tradicionalisht është gjithmonë pak e trazuar. Presim që situata të jetë sërish e ndërlikuar”, ka shtuar ai.
Nunez ka shtuar se gjatë demonstratave të së shtunës janë arrestuar gjithsej 1.435 persona në mbarë vendin. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se policia kishte vërejtur një fenomen të ri: përballjen e bandave të organizuara të së djathtës ekstreme me aktivistët e së majtës ekstreme në disa qytete.
“Ne e dinim se kishte pasur thirrje nga shumë lëvizje identitare dhe nacionaliste për të dalë në rrugë, zyrtarisht, për të mbrojtur bizneset”, ka thënë ai. “Në disa qytete, si Nica dhe Montpellier, këto grupe mbërritën të organizuara, kryesisht për të vënë në shënjestër lëvizjen e së majtës ekstreme”, ka shtuar.
Qeveria pritet të njoftojë më vonë të hënën masa për të trajtuar shqetësimet e studentëve lidhur me arsimin dhe pranimin në universitete, pas një konsultimi mbarëkombëtar me nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët universitarë.
Me mandatin presidencial që i përfundon në prill dhe financat publike nën presion të madh, Macroni ka mundësi të kufizuara për ta zbutur krizën të cilat kanë ndihmuar në shuarjen e valëve të mëparshme të trazirave.
Edhe
Grupet protestuese në Francë kërkojnë më shumë demonstrata
Të hënën, ai ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në qytetin portual të Marsejës, ku të shtunën u regjistruan trazirat më të rënda.
Drejtuesit e bizneseve kanë thënë se trazirat po vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike, pavarësisht një fundjave më të qetë.