Një dron rus i përfshirë në një sulm gjatë natës ndaj Ukrainës ka goditur një ndërtesë banimi në Rumani, duke plagosur dy persona.
Rumania thirri ambasadorin e Rusisë të premten, duke denoncuar "përshkallëzimin e papërgjegjshëm" nga Moska, komente që u pasqyruan shpejt nga zyrtarë të tjerë të lartë evropianë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne do të komunikojmë zyrtarisht pasojat që kjo mungesë përgjegjësie nga ana e Federatës Ruse do të ketë për marrëdhëniet diplomatike midis vendeve tona, si dhe hapat e ardhshëm në nivel evropian në lidhje me paketat e sanksioneve", shkroi ministrja e jashtme, Oana Śoiu, në X.
Ministria e jashtme e Rumanisë njoftoi se i kishte kërkuar NATO-s të përshpejtojë transferimin e kapaciteteve anti-dronë, duke e përshkruar incidentin si një "përshkallëzim të rëndë dhe të papërgjegjshëm" dhe një "shkelje serioze të të drejtës ndërkombëtare".
Sulmi në Rumani është shembulli më i fundit i luftës në Ukrainë që po përhapet përtej kufijve të vendit, mes shqetësimit në rritje për fushatën më të gjerë të luftës hibride të Rusisë në të gjithë Evropën.
Kjo ndodhi gjithashtu ndërsa Rusia kërcënoi të intensifikonte sulmet e saj sistematike kundër Ukrainës.
Presidenti i Rumanisë, Nicuşor Dan, ka thënë se vendi i tij nuk do të pranojë që lufta e zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës të transferohej te qytetarët e saj. Ai tha se kishte udhëzuar Ministrinë e Jashtme të përgatiste një paketë masash në lidhje me marrëdhënien e Rumanisë me Moskën, "proporcionale me këtë situatë shumë serioze".
Ministri i jashtëm i Francës gjithashtu e denoncoi incidentin. "Dua ta dënoj këtë akt të papërgjegjshëm nga Rusia", ka theksuar Jean-Noël Barrot, duke shtuar se droni kishte goditur "një vend të Bashkimit Evropian dhe një anëtar të NATO-s".
Ushtria rumune ngriti në ajër dy avionë luftarakë F-16 dhe një helikopter të autorizuar për të sulmuar objektiva, ndërsa u lëshuan alarme emergjence për banorët në zonat e prekura.
Një zëdhënës i NATO-s dënoi "pakujdesinë e Rusisë" dhe shtoi se aleanca do të forconte mbrojtjen e saj kundër të gjitha kërcënimeve, përfshirë dronët.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i tha Këshillit të Sigurisë të OKB-së të enjten se në katër muajt e parë të këtij viti, më shumë civilë janë vrarë në Ukrainë sesa në të njëjtën periudhë në vitin 2025 - ose 2024 apo 2023.
Rumania shpall konsullin e përgjithshëm rus "persona non grata" pas incidentit me dron
Presidenti rumun Nicuşor Dan ka shpallur konsullin rus në qytetin bregdetar juglindor të Konstancës "persona non grata" duke i kërkuar të largohet nga vendi, derisa edhe konsullata pritet të mbyllet.
Ky hap erdhi në përgjigje të një ndërhyrjeje me dron rus që dëmtoi një bllok apartamentesh në Galaçi, duke plagosur dy persona.
Duke folur pas një takimi të Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare, Dan tha se droni ishte pjesë e një "tufe" prej 43 dronësh që synonin objektiva në Ukrainë. Ai gjithashtu kritikoi disa politikanë rumunë për përpjekjen për të minimizuar përgjegjësinë e Rusisë për incidentin.
Dan tha se përgjigjja e bashkuar e aleatëve të Rumanisë në NATO është një shfaqje e fuqishme solidariteti dhe njoftoi se aleanca do të zhvendosë disa nga pajisjet e saj të mbrojtjes ajrore në Rumani si një zgjidhje e përkohshme derisa Rumania të përmirësojë sistemet e saj të brendshme.
"Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit", NATO-ja i reagon Rusisë pas dronit rus në Rumani
Një dron rus goditi një pallat apartamentesh në Rumani të premten herët, duke plagosur dy persona.
Sulmi u dënua menjëherë nga Bashkimi Evropian dhe NATO, me ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, i cili e quajti sulmin një "sulm të pamatur".
"Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s", shkroi ai në X.
Ndërkohë, Bukureshti po u bën thirrje aleatëve të tij të ndihmojnë me mbrojtjen kundër dronëve, duke shfrytëzuar shqetësimet në rritje se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të përhapet më thellë në kontinent.
Droni goditi çatinë e një ndërtese në Galati, pranë kufirit me Ukrainën, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë rumune të Mbrojtjes.
Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Andriy Sybiha, tha se incidenti "vërtetoi edhe një herë se agresioni rus përbën një kërcënim real për rajonin e Detit të Zi dhe të gjithë Evropën".
Rumania është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.
Anëtarët e NATO-s - pakti transatlantik i mbrojtjes që përdor parimin se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve – e kanë gjetur veten duke iu përgjigjur gjithnjë e më shumë dronëve dhe raketave ruse që ose kanë hyrë në hapësirën e tyre ajrore ose kanë rënë në territorin e tyre, duke rritur tensionet me Moskën.