Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendimi i Gjermanisë për t’ia atribuar Rusisë incidentin me dronin në Leipzig është “një gabim i rëndë”.
Presidenti rus është përpjekur të vërë në pikëpyetje provat mbi të cilat është bazuar ky vendim.
Ai ka sugjeruar gjithashtu se Berlini zyrtar po fajëson Rusinë për të larguar vëmendjen nga problemet e tij të brendshme.
"Kancelari (gjerman) përballet me një situatë të vështirë politike të brendshme. Ai nuk gëzon besimin e qytetarëve të tij. Dhe arsyeja është e qartë: ai nuk i mbron interesat kombëtare, por i sakrifikon ato. Gabimet ekonomike janë të dukshme. Bizneset po mbyllen, njerëzit po humbasin vendet e punës dhe niveli i jetesës po bie. Nuk është e qartë pse po ndodh e gjithë kjo. Ofrohet vetëm një shpjegim: nevoja për t'iu kundërvënë një Rusie agresive. Por ku janë provat? Epo, tani provat janë sajuar", ka deklaruar Putini të mërkurën.
Ndërkohë, ish-presidenti Dmitry Medvedev ka sulmuar ashpër qeverinë gjermane në Telegram, duke e akuzuar për një politikë “neo-naziste dhe të tërbuar rusofobe”.
Edhe
Gjermania akuzon Rusinë për sulmin me dronë në aeroportin e Leipzigut
Ai ka thënë se gjermanët “meritojnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj të gjitha objekteve gjermane që prodhojnë pajisje ushtarake” për Ukrainën.
Në një reagim të zemëruar në Telegram, Medvedev gjithashtu dukej se sugjeronte se një tren që transporton liderët evropianë drejt Kievit mund të bëhej objektiv i sulmeve ruse, nëse Ukraina do të zbatonte paralajmërimet e saj për mbylljen e hapësirës ajrore mbi Rusinë.
-
Kallas për sulmin e dyshuar rus ndaj aeroportit gjerman: Terrorizëm i sponsorizuar nga shteti
-
Dy dronë shihen mbi një bazë ushtarake gjermane, disa ditë pas incidentit me bombë në Leipzig
-
Gjermania e vlerëson si “nivel të ri rreziku” dronin me eksplozivë në aeroportin e saj
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë