Gjermania ka deklaruar se Rusia ishte përgjegjëse për sulmin me dron të muajit të kaluar në aeroportin e Leipzigut.
Më 4 gusht, në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermaninë lindore u gjet një dron që mbante një mjet shpërthyes, pranë avionëve ukrainas të transportit të mallrave.
Ai nuk ka shpërthyer pasi detonatori me sa duket ishte me defekt, ndërsa hetuesit dyshojnë se një dron i dytë u përplas me një avion mallrash aty pranë.
Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, ka thënë se sulmi i 4 gushtit ndiqte "modelin e mirënjohur të operacioneve hibride ruse në Evropë" dhe se supozohej që Gjermania do të vihej sërish në shënjestër.
Ekspertët e sigurisë kishin hedhur dyshime se Rusia mund të ishte përgjegjëse, megjithatë, deri më tani, Rusia i ka mohuar pretendimet për përfshirje.
Edhe
Gjendet droni i tretë dhe eksplozivë ushtarakë pranë aeroportit të Leipzigut
Aeroporti Leipzig/Halle në Gjermaninë lindore përdoret nga ushtria gjermane dhe aleatët e NATO-s për transportin e materialeve ushtarake, si dhe shërben si bazë për kompaninë ukrainase "Antonov Airlines", e cila transporton pjesën më të madhe të ngarkesave ajrore të vendit.
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i cili ndodhej përkrah Dobrindtit në një konferencë shtypi në Berlin, ka deklaruar se do të urdhëronte mbylljen e konsullatës ruse në Bon, gjithashtu, do të shkëputet kontrata për "Shtëpinë Ruse" në Berlin, një objekt që, sipas shumë vëzhguesve, është përdorur për spiunazh dhe për përhapjen e propagandës ruse.
-
Dy dronë shihen mbi një bazë ushtarake gjermane, disa ditë pas incidentit me bombë në Leipzig
-
Gjermania e vlerëson si “nivel të ri rreziku” dronin me eksplozivë në aeroportin e saj
-
Alarm në aeroportin gjerman: Droni me eksploziv i afrohet aeroplanit ukrainas, pezullohen fluturimet
-
Gjermania forcon Inteligjencën, heq kufizimet për agjencitë e saj