Sulmi i dështuar në aeroportin e Leipzigut në fillim të muajit gusht mund të lidhet me disa raste të zbulimit të dronëve dhe eksplozivëve në Serbi, ka raportuar gazeta gjerane “Der Spiegel” të enjten.
Sipas “Spiegel”, një nga të dyshuarit e identifikuar deri tash në tentimin për sulm në aeroportin e Leipzigut është lidhur me një burrë të arrestuar në Serbi në qershor për posedim të eksplozivëve. Burimet e sigurisë në Gjermani kanë thënë se policia e Serbisë i ka ndaluar dy vetura afër kufirit Serbi-Hungari më 11 korrik, me dy persona: Danilo B. me shtetësi serbe dhe ruse dhe shtetasin serb Slobodan D..
Vetura e parë bartte përbërës të sistemeve të dronëve dhe kontrollit, ndërsa e dyta ishte e mbushur me eksplozivë. Të dy të dyshuarit u raportua se po udhëtonin drejt Hungarisë dhe Bashkimit Evropian.
Ata janë në paraburgim nga qershori.
Autoritetet gjermane po hetojnë lidhet e mundshme me të dyshuarit në Leipzig, një shtetas bjellorus dhe një me shtetësi të dyfishtë, lituaneze dhe ruse.
Serbia përshkruhet si “pika e nxehtë” për operacionet ruse të sabotazhit në Evropë dhe për rekrutim e trajnim të personelit për shërbimet ruse të inteligjencës.
Edhe
Gjermania akuzon Rusinë për sulmin me dronë në aeroportin e Leipzigut
Autoritetet e Gjermanisë më herët gjatë javës e akuzuan direkt Rusinë se ka qëndruar prapa tentimit të dështuar në fillim të gushtit për të sulmuar një avion mallrash ukrainas që transportonte municione.
Rusia ka mohuar pretendimet.
-
Gjendet droni i tretë dhe eksplozivë ushtarakë pranë aeroportit të Leipzigut
-
Gjermania planifikon një mburojë kundër sabotimit pas sulmit me dron në aeroport
-
BE-ja dhe NATO-ja dënojnë sulmin rus me dron, Berlini heton raste të reja sabotimi
-
Kallas për sulmin e dyshuar rus ndaj aeroportit gjerman: Terrorizëm i sponsorizuar nga shteti