Para se të niset përfundimisht drejt Alaskës për takim me Donald Trumpin, presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur kurora lulesh në memorialin për bashkëpunimin ruso-amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Statuja, që përshkruan pilotët sovjetikë e amerikanë të ngrirë në mes të shtrëngimit të duarve pranë një avioni, përkujton rrugën Alaskë-Siberi që transportoi rreth 8000 aeroplanë luftarakë në frontin sovjektik në periudhën 1942-1945.
Një monument i ngjashëm është edhe në Fairbanks të Alaskës. Dikur ishte edhe me flamurin rus, por që nga 2022-a aty ka ngelur vetëm flamuri amerikan.
Televizioni shtetëror rus ka thënë se rikthimi i flamurit rus atje do të ishte “shumë simbolik”. Dhe këtë Rusia e synon nga samiti i sotëm.
Siç ka shkruar CNN-i, mesazhi i Putinit me këtë vizitë është i qartë: Kujtesë që një ditë Moska e Washingtoni ishin aleatë.
Takimi Trump-Putin: S’ka marrëveshje, ka përparim
-
Putini: Vizita në Alaskë, e dobishme dhe në kohë të duhur
-
Momenti i shumëpritur: Trump-Putin takohen në Alaskë
-
Rusia akuzon SHBA-në se nuk ka përmbushur “mirëkuptimet” e arritura në samitin Trump-Putin
-
Çka u tha e çka nuk u tha nga takimi Trump-Putin?
-
Kremlini dha pamje të tjera, Putini “shumë i lumtur”