Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte shumë i kënaqur me rezultatin nga samiti i Alaskës – dhe këtë e dëshmojnë pamjet e publikuara nga Kremlini.
Siç ka shkruar BBC, për liderin rus rezultat i kënaqshëm ishte që nuk u arrit asnjë marrëveshje me presidentin amerikan, Donald Trump, për çështjen e Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFalë pritjes së ngrohtë të Trumpit, Putini mund të mendojë se e ka rikthyer respektin dhe statusin në skenën botërore.
Ai ka qenë i izoluar tash e tre vjet, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Por të premten në Alaskë u prit në tepih të kuq në tokën amerikane e madje presidenti Trump e duartrokiti.
Videoja e plotë e Kremlinit ka treguar aeroplanin presidencial pranë aeroplanë luftarakë amerikanë – si shenjë nderimi.
Edhe sekretari amerikan, Marco Rubio, që ka qenë i zëshëm për mbrojtje të Ukrainës, shihet teksa shtrëngon duart me Putinin me direktivën e Trumpit.
VIDEO:
Kremlin:
Negotiations in Anchorage have ended. pic.twitter.com/xPH3EY5NpY— Clash Report (@clashreport) August 15, 2025
LEXO EDHE: