Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO-ja zotohet t’i sigurojë Ukrainës sisteme të mbrojtje ajrore

Ukraine

Foto: Associated Press

NATO-ja po punon për t'i siguruar Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore që i nevojiten "urgjentisht", ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, pasi Kievi zyrtar nuk ka arritur të rrëzonte asnjë raketë ruse gjatë një sulmi të mërkurën që ka lënë mbi 20 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Moska po përpiqet të rrisë ndjeshëm prodhimin e raketave përpara dimrit.

Duke folur në një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, lidhur me përgatitjet për dimrin, Zelensky nuk e ka përjashtuar mundësinë që vonesat në furnizimin me raketa nga aleatët perëndimorë të jenë "të synuara për ta bërë Ukrainën, si të thuash, më të gatshme për kompromis" në bisedimet e paqes me Rusinë.

"Është e rëndësishme të kapërcehet çdo pengesë burokratike dhe të merren vendimet e nevojshme politike. Fjalë për fjalë, çdo ditë, jetët e njerëzve këtu në Ukrainë varen nga vendosmëria e partnerëve tanë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Zelensky pas një takimi me Rutten. 

Rusia ka lëshuar 24 raketa balistike në një sulm gjatë natës të së mërkurës, duke vrarë më shumë se 20 persona. Sipas të dhënave paraprake të Forcave Ajrore të Ukrainës, mbrojtja ajrore ka rrëzuar 98 nga 115 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës, por nuk ka arritur të shkatërronte asnjë nga raketat balistike. 

Edhe Rusia i shton sulmet, Zelensky paralajmëron për mbingarkesë Botë Rusia i shton sulmet, Zelensky paralajmëron për mbingarkesë

Të mërkurën, Zelensky ka thënë se gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, furnizimet me raketa për mbrojtjen ajrore nga aleatët e Ukrainës kishin rënë në vetëm një të tretën e nivelit të vitit 2025.

Presidenti ukrainas ka paralajmëruar gjithashtu se Moska zyrtare po synon të rrisë ndjeshëm prodhimin e raketave balistike me afrimin e dimrit, periudhë kur pritet të rifillojë fushatën e saj të sulmeve ndaj sektorit energjetik të Ukrainës.

Serhii Beskrestnov, këshilltar i presidentit ukrainas për zhvillimin e teknologjisë së mbrojtjes, ka vlerësuar se Rusia është në gjendje të lëshojë deri në 100 raketa balistike në muaj për të goditur qendrat logjistike, objektet industriale, depot ushqimore dhe magazinat.

"Lufta e konsumimit ka hyrë në fazën e saj të ardhshme”, ka shkruar ai në aplikacionin Telegram.
Që nga fillimi i luftës, Ukraina është përballur me mungesë të raketave interceptuese Patriot të prodhuara në SHBA, të vetmet që janë në gjendje të rrëzojnë raketat balistike ruse. Megjithatë, javët e fundit kjo mungesë është bërë edhe më e theksuar, ndërsa Moska ka bombarduar Kievin mesatarisht çdo tre ditë vetëm gjatë muajit korrik.

Sipas Zelenskyt, mungesa e raketave interceptuese është shkaktuar kryesisht nga lufta në Lindjen e Mesme.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, sistemet Patriot janë të vetmet në arsenalin ukrainas që mund të neutralizojnë raketat ruse Iskander-M, S-400 dhe Zircon.

Edhe Ukraina pranon një numër të vogël raketash “Patriot”, s’bëhet e ditur kush i dërgoi Botë Ukraina pranon një numër të vogël raketash “Patriot”, s’bëhet e ditur kush i dërgoi

Rusia shpesh kombinon raketat balistike me raketa lundruese, dronë dhe objektiva mashtrues, duke i detyruar mbrojtësit të ndjekin një numër të madh kërcënimesh njëkohësish.

Mungesa e raketave interceptuese është përkeqësuar edhe më shumë si pasojë e luftës mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, konflikt që ka konsumuar sasi të mëdha raketash Patriot dhe sistemeve të tjera interceptuese. 

Një analizë e Associated Press vlerëson se rezervat amerikane të raketave Patriot kanë rënë me të paktën 65% krahasuar me periudhën para luftës. Pentagoni, megjithatë, pretendon se ende disponon rezerva të konsiderueshme.

Prodhimi nuk mund ta mbushë menjëherë këtë boshllëk. Kompania Lockheed Martin ka dorëzuar më shumë se 600 raketa interceptuese të modelit më të ri gjatë vitit 2025 dhe synon të arrijë një kapacitet prodhimi prej 2,000 raketash në vit deri në fund të vitit 2030. Megjithatë, sipas disa vlerësimeve, shtetet e Gjirit Persik kanë përdorur kolektivisht më shumë se 1,100 raketa interceptuese vetëm gjatë tre muajve të parë të luftës me Iranin.

NATO-ja ndërkoha ka njoftuar se objekti i parë evropian për prodhimin e raketave Patriot pritet të hapet në shtator në Gjermani.

Edhe sinjalet politike nga Uashingtoni kanë ndryshuar. Në samitin e NATO-s muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja do t'i jepte Ukrainës licencë për të prodhuar raketa Patriot. Mirëpo, rreth tre javë më vonë, ai ka deklaruar se ende nuk kishte marrë një vendim përfundimtar. Edhe nëse një licencë miratohet, zyrtarët dhe ekspertët vlerësojnë se nisja e prodhimit në Ukrainë do të kërkojë disa vite.

Edhe Shkon në 15 numri i të vdekurve në Kiev, Zelensky bën thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore Botë Shkon në 15 numri i të vdekurve në Kiev, Zelensky bën thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore

Pavarësisht se Trumpi ka hedhur dyshime mbi këtë marrëveshje muajin e kaluar, SHBA-ja po vazhdon bisedimet për t'i lejuar Ukrainës të prodhojë raketa interceptuese Patriot, sipas raportimeve të Reuters.

Diskutimet përfshijnë edhe mundësinë që Ukraina të prodhojë disa komponentë, të cilët më pas do të dërgohen për montimin përfundimtar në vende të tjera të Evropës, thuhet në raport.