Nagorno-Karabakh ka thënë të shtunën se 51 ushtarë të tjerë janë vrarë në luftën me Azerbajxhanin, që shënon rritje në numrin e të vdekurve në një javë të luftimeve mes këtij të fundit dhe Armenisë.
Presidenti armen, Arayik Harutyunyan, kishte thënë se po udhëtonte për t’iu bashkuar forcave të veta në frontin e luftës, raporton Reuters.
Luftimet që filluan të dielën ka lënë edhe qindra të lënduar të tjerë, transmeton KOHA. Rishpërthimi i një prej “konflikteve të ngrira” nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik ka ngritur shqetësimet për stabilitetin në Kaukazin Jugor, një korridor për transportimin e naftës dhe gazit natyror në tregjet botërore dhe ka ngritur frikën se mund të përfshihen në këtë fuqitë rajonale Rusia dhe Turqia.
-
Nagorno-Karabakhu njofton se që nga fillimi i luftimeve i ka humbur 604 ushtarë
-
Katër ushtarë armenë të vrarë në një sulm kufitar në Azerbajxhan
-
Azerbajxhani me plan për shtrirjen e sovranitetit në Nagorno-Karabakh
-
Përshkallëzon situata në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka të vdekur
-
Pothuajse 100 të vdekur nga luftimet mes Armenisë e Azerbajxhanit