Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pothuajse 100 të vdekur nga luftimet mes Armenisë e Azerbajxhanit

Pothuajse 100 të vdekur nga luftimet mes Armenisë e Azerbajxhanit

Luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të cilat kanë nisur të hënën mbrëma kanë lënë të vdekur pothuajse 100 ushtarë.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan tha se 49 ushtarë të saj vdiqën në përleshjet gjatë natës, ndërsa ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se 50 ushtarë të saj u vranë gjithashtu, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Vendet fqinje kanë zhvilluar deri tani dy luftëra dhe kanë parë përleshje të rregullta më të vogla, që zgjasin që tri dekada.

Armenia fillimisht tha se luftimet ishin qetësuar, në vend që të kishin përfunduar plotësisht. Më vonë, Azerbajxhani tha se kishte përfunduar objektivat e tij pas "provokimeve" nga fqinji i tij.

Në thelb të mosmarrëveshjes është rajoni i Nagorno-Karabakut. Ky rajon, sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht, është pjesë e Azerbajxhanit, por është e populluar nga armenë etnikë.

Ndarja kulturore shtrihet përtej politikës në fe, gjithashtu: Armenia është një vend me shumicë të krishterë, ndërsa Azerbajxhani është vend kryesisht mysliman.

Të dy vendet ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik përpara shpërbërjes së tij, në fund të vitit 1991.

Mosmarrëveshja ka çuar në luftë në shkallë të gjerë në vitet 1980 dhe 1990, një luftë gjashtëjavore në 2020 dhe përplasje të vazhdueshme për dekada.

 

Artikuj të ngjashëm