Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përshkallëzon situata në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka të vdekur

Armenia dhe Azerbajxhani thanë të premten se kishin pësuar humbje në luftimet pranë kufirit të dy vendeve, në veriperëndim të rajonit separatist të Nagorno-Karabakut.

Ministria armene e Mbrojtjes deklaroi se dy ushtarë të saj u vranë dhe një tjetër u plagos në granatimet pranë fshatrave kufitare të Sotk dhe Norabak.

Azerbajxhani ka thënë se Armenia sulmoi pozicionet e tyre përtej kufirit në rajonin Kalbayar duke përdorur drone dhe duke plagosur tre ushtarë.

Pavarësisht bisedimeve sporadike mbi një traktat paqeje për të rënë dakord mbi kufijtë, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në enklava dhe shkrirjen e marrëdhënieve, tensionet mbeten të larta dhe përplasjet përgjatë kufirit të përbashkët janë dukuri e rregullt. Në dy ditët e konfliktit në shtator të vitit të kaluar, rreth 300 ushtarë nga të dyja palët u vranë.

Luftimet e vazhdueshme, së bashku me bllokadën disamujore të Karabakut nga Azerbajxhani, kanë tensionuar marrëdhëniet dikur të mira midis Armenisë dhe Rusisë, e cila është aleate tradicionale e Jerevanit dhe ka kontigjent paqeruajtës në Karabak.

Edhe Sërish luftime mes Armenisë e Azerbajxhanit, të paktën tre të vdekur Botë Sërish luftime mes Armenisë e Azerbajxhanit, të paktën tre të vdekur

Në një deklaratë të enjten, Ministria e Jashtme e Armenisë akuzoi Rusinë për “indiferencë absolute ndaj agresionit kundër territorit sovran të Republikës së Armenisë” dhe për përdorimin e “pretekstit të rremë” për të shmangur mbështetjen e Armenisë.

Në muajt e fundit, Rusia ka mbështetur publikisht pretendimin e Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakun dhe ka fajësuar Armeninë për bllokadën e vazhdueshme të Karabakut të kontrolluar nga separatistët.