Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Azerbajxhani sulmon pozicionet armene në Nagorno Karabakh

Azerbajxhani ka kryer një operacion, siç e ka cilësuar “antiterrorist” ndaj pozicioneve ushtarake të Armenisë në territorin e kontestuar të Nagorno-Karabakh.

Ministri e Mbrojtjes në Azerbajxhan ka njoftuar se operacioni kishte nisur në orët e hershme të së martës pasi katër ushtarë dhe dy civilë vdiqën nga shpërthimi i minave tokësore në rajonin e Nagorno-Karabakhut.

Të martën, Azerbajxhani ka njoftuar se gjashtë persona kanë vdekur në dy shpërthime të ndara në rajonin që kontrollohet pjesërisht nga forcat etnike armene.

Ministria e Punëve të Brendshme e Azerbajxhanit ka njoftuar se dy punëtorë të autostradave kanë vdekur nga shpërthimi i minës, ndërkaq një kamion me katër ushtarë të tjerë që po reagonte ndaj këtij rasti ka shkelur në një minë tjetër.

Nagorno-Karabakh dhe një pjesë e madhe e rajonit është nën kontrollin e armenëve që prej vitit 1994, kur përfundoi lufta separatiste, por Azerbajxhani mori kontrollin e Nagorno-Karabakhut pas luftës gjashtëjavëshe në vitin 2020.