Armenia thotë se katër ushtarë janë vrarë dhe një është plagosur, në shpërthimin e parë të dhunës në kufi me Azerbajxhanin që kur dy shtetet fqinje nisën bisedimet për paqe, raporton “BBC”.
Azerbajxhani ka thënë se ka shkatërruar një post luftarak armen në jug si hakmarrje për një incident të kaluar.
Vitin e kaluar Azerbajxhani ka rimarrë regjionin Nagorno-Karabakh të mbajtur me dekada nga armenët.
Armenia ka akuzuar fqinjin se po përpiqet të përshkallëzojë tensionet.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka thënë se ka sulmuar postin ushtarak afër Nerkin Hand pasi një ushtar azer ishte lënduar disa kilometra më larg të hënën. Gjithashtu theksoi një incident kufitar qindra kilometra në veri, të mohuar nga Armenia.
Edhe
Rreziku për një luftë të re
Rishtas, zyrtarët e lartë të Azerbajxhanit kanë thënë se marrëdhëniet me fqinjët ishin qetësuar në gjashtë muajt e fundit.
e Jashtme e Azerbajxhanit ka thënë se “provokimi” nga ushtria dhe liderët politikë të Armenisë është një goditje serioze në procesin e paqes. Tha se të shtënat e para ndodhën në një vend të mbikëqyrur nga misioni i Bashkësisë Evropiane në Armeni dhe kështu incidenti ngriti “shqetësime serioze sa i përket synimeve dhe qëllimeve të këtij misioni”.
Shpërthimi i fundit i dhunës ka ngritur dyshimet se Azerbajxhani i guximshëm, i përkrahur nga Rusia, mund të jetë duke u përpjekur të shtyjë Armeninë të hapë një rrugë hekurudhore dhe rrugore të njohur si korridori “Zangezur” përgjatë territorit të Armenisë deri te enklava e tij në Nakhchivan dhe ndoshta Turqi gjithashtu, para se të nënshkruhet një marrëveshje paqeje.
Irani është gjithashtu i shqetësuar nga planet e Bakus, për të lidhur Turqinë me Azerbajxhanin përmes Armenisë.
Rusia ka nxitur fqinjët të përmbahen. Ka paqeruajtës të vendosur në Karabakh, të cilët do të largohen nga regjioni vitin e ardhshëm, por Kremlini është i interesuar të ruajë praninë e tij në zonë.
Edhe
Armenia paralajmëron se Azerbajxhani po përgatit luftë në shkallë të plotë
Armenia ka qenë gjithashtu duke diskutuar ndryshimet kushtetuese, të shtyra nga Azerbajxhani si pjesë e marrëveshjes së propozuar të paqes, për të hequr referencat mbi qëllimin e bashkimit me Nagorno-Karabakun nga ligji i saj kryesor. Baku e sheh këtë si pretendim të vazhduar ligjor ndaj territorit të Azerbajxhanit.
Komentuesit pro-qeveritarë në Azerbajxhan kanë fajësuar shpërthimin e dhunës në zërat e opozitës armene, e jo kryeministrin, duke sugjeruar se ata kanë influencë mbi dika sektorë të forcave të armatosura armene.