Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Armenia raporton për 49 ushtarë të saj të vrarë në përleshjet me Azerbajxhanin

Armenia njoftoi të martën se të paktën 49 ushtarë të saj janë vrarë në përleshjet përgjatë kufirit me Azerbajxhanin pas një përshkallëzimi të mprehtë të armiqësive, që bëri që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të bëjnë thirrje për përmbajtje.

Përshkallëzimi i armiqësisë, e cila është e vjetër me dekada, ka nxitur frikën se një luftë e dytë mund të shpërthejë në pjesën post-sovjetike, përveç pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Reuters të martën.

Armenia tha se disa qytete pranë kufirit me Azerbajxhanin, duke përfshirë Jermukun, Gorisin dhe Kapan, niswn tw bombardohen qysh në orët e para të mëngjesit të së martës dhe se ajo i ishte përgjigjur asaj që e quajti “provokim në shkallë të gjerë” nga Azerbajxhani.

Baku zyrtar tha se ishte sulmuar nga Armenia.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, akuzoi Azerbajxhanin për sulme ndaj qyteteve armene sepse nuk donte të negocionte për statusin e Nagorno-Karabakut, një enklavë e cila është brenda Azerbajxhanit, por e populluar kryesisht nga armenët etnikë.

Edhe Pothuajse 100 të vdekur nga luftimet mes Armenisë e Azerbajxhanit Botë Pothuajse 100 të vdekur nga luftimet mes Armenisë e Azerbajxhanit

“Intensiteti i armiqësive është ulur, por sulmet në një ose dy fronte nga Azerbajxhani vazhdojnë”, tha Pashinyan në një fjalim në parlament, sipas mediave ruse.

Azerbajxhani, i cili akuzoi Armeninë për kryerjen e aktiviteteve të inteligjencës përgjatë kufirit dhe lëvizjen e armëve, tha se pozicionet e tij ushtarake u sulmuan nga Armenia. Mediat në Azerbajxhan raportuan se një marrëveshje armëpushimi ishte thyer pothuajse menjëherë, pasi u zbatua herët të martën.