Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për një armëpushim të ri

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim pasi 155 ushtarë nga të dyja palët u vranë, ka thënë një zyrtar i lartë armen mëngjesin e së enjtes, shkruan BBC.

Armen Grigoryan, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Armenisë, njoftoi armëpushimin, duke thënë se ai kishte hyrë në fuqi të mërkurën mbrëma. Armëpushimi i mëparshëm i ndërmjetësuar me ndihmën e Rusisë u thye të martën.

Disa orë përpara njoftimit të Grigoryan, Ministria e Mbrojtjes e Armenisë raportoi se bombardimet ishin ndalur, por nuk përmendi një marrëveshje armëpushimi.

Nuk kishte asnjë koment nga qeveria e Azerbajxhanit.

Deklarata e armëpushimit pasoi dy ditë luftimesh të rënda që shënuan përshkallëzimin më të madh të armiqësive midis dy kundërshtarëve afatgjatë në gati dy vjet.

Të mërkurën në mbrëmje, mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit armen, duke akuzuar kryeministrin Nikol Pashinyan për tradhti ndaj vendit të tij duke u përpjekur të qetësojë Azerbajxhanin. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e tij.

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëri-tjetrin për përshkallëzim. Autoritetet armene akuzuan Bakun për "agresion të paprovokuar" dhe zyrtarët e Azerbajxhanit thanë se vendi i tyre po i përgjigjej bombardimeve armene.

Edhe Katër ushtarë armenë të vrarë në një sulm kufitar në Azerbajxhan Botë Katër ushtarë armenë të vrarë në një sulm kufitar në Azerbajxhan

Pashinyan ka thënë se 105 nga ushtarët e vendit të tij ishin vrarë që nga shpërthimi i luftimeve të martën, ndërsa Azerbajxhani tha se kishte humbur 50 ushtarë. Autoritetet e Azerbajxhanit kanë thënë se janë gati të dorëzojnë në mënyrë të njëanshme kufomat e deri në 100 ushtarëve armenë.

Ish0vendet sovjetike janë përfshirë në një konflikt dhjetëvjeçar mbi Nagorno-Karabakun, i cili është pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga forcat etnike armene të mbështetura nga Armenia që nga përfundimi i luftës më 1994.

Gjatë luftës dymujore më 2020, Azerbajxhani rimori pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut dhe territoreve fqinje të mbajtura nga forcat armene.