Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron: Plani i Izraelit për Gazën është një katastrofë që pritet të ndodhë

Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kritikuar të hënën ashpër planet e Izraelit për të përshpejtuar operacionin e tij ushtarak në Gaza, duke e quajtur “një katastrofë që pritet të ndodhë” dhe ka propozuar  një koalicion ndërkombëtar nën mandatin e Kombeve të Bashkuara për të stabilizuar Gazën.

Javën e kaluar, kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një plan për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, një veprim që zgjeron operacionet e tij ushtarake në territorin e shkatërruar palestinez dhe shkaktoi kritika të forta brenda dhe jashtë vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Njoftimi i kabinetit izraelit për zgjerimin e operacioneve të tij në qytetin e Gazës dhe kampet Maëasi, dhe për një ripushtim, paralajmëron një katastrofë me gravitet të paparë që pritet të ndodhë dhe një lëvizje drejt një lufte të pafundme”, ka thënë Macroni, në komentet e dërguara nga zyra e tij për gazetarët.

"Pengët izraelitë dhe populli i Gazës do të vazhdojnë të jenë viktimat kryesore të kësaj strategjie", ka shtuar Macroni.