Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar të mërkurën se ofensiva e re në Gazë e planifikuar nga autoritetet e Izraelit, e cila synon riokupimin e plotë të qytetit të Gazës, mund të dërgojë në “katastrofë të plotë për të dy popujt (si për palestinezët njashtu dhe izraelitët)”.
Këto komente të Macronit janë bërë pak orë pas vendimit të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, për ta miratuar mobilizimin e rreth 60,000 rezervistëve, me qëllimin për ta ekzekutuar planin e shumëkritikuar nga komuniteti ndërkombëtar, ka raportuar LeMonde.
Lideri francez ka theksuar se plani i ri i Izraelit “do ta tërheqë rajonin në luftë të përhershme”, tek ka përsëritur thirrjet për zbatimin e një “misioni ndërkombëtar të stabilizimit në Rripin e Gazës”.
“Ofensiva ushtarake në Gazë, e cila po përgatitet nga Izraeli mund të prodhojë një katastrofë të vërtetë për të dy popujt, si dhe do ta tërheqë rajonin drejt luftës së përhershme”, ka theksuar ai.
Një zyrtar ushtarak izraelit ka thënë të mërkurën se gjeneralët më të lartë të vendit kanë miratuar planet për ta filluar fazën e re të operacioneve në disa nga zonat më të dendura me popullsi në enklavën palestineze.
Sipas zyrtarit në fjalë, të paktën 60,000 rezervistë do të thirren në muajin e ardhshëm, duke e dyfishuar si rrjedhojë numrin e rezervistëve aktivë në 120,000.
-
Macron: Plani i Izraelit për Gazën është një katastrofë që pritet të ndodhë
-
Vendimi i Macronit për të njohur shtetin palestinez në shtator zemëron Izraelin dhe SHBA-në
-
Izraeli fillon fazat e para të ofensivës së re, palestinezët ikin nga qyteti i Gazës
-
Ushtria izraelite do të thërrasë deri në 50,000 rezervistë për ofensivën e re në Gazë
-
Macron: Nëse situata në Gazë s’përmirësohet, qëndrimi ndaj Izraelit duhet të ashpërsohet