Një zyrtar ushtarak izraelit ka thënë të mërkurën se gjeneralët më të lartë të vendit kanë miratuar planet për të filluar një fazë të re operacionesh në disa nga zonat më të dendura të populluara të Gazës.
Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari ka thënë se ushtria do të veprojë në pjesë të Qytetit të Gazës ku ushtria izraelite nuk ka vepruar deri më tani dhe ku Hamasi është ende aktiv, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtari ka thënë se pasi mori miratimin nga udhëheqësit ushtarakë, plani tani do të përparojë drejt fazës së miratimit përfundimtar.
Mbetet e paqartë se kur do të fillojë operacioni.
Zyrtari ka thënë se 50,000 rezervistë do të thirren në muajin e ardhshëm, duke pothuajse dyfishuar numrin e rezervistëve aktivë në 120,000.