Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni për konfliktin izraelito-palestinez: Franca dëshiron zgjidhje me dy shtete

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ripërsëritur të mërkurën dëshirën e tij për të parë një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez dhe ka shtuar se nuk ka standarde të dyfishta në politikën franceze ndaj Lindjes së Mesme.

Diplomatët dhe ekspertët kanë komentuart deklaratën e tij, duke thënë se Macroni po priret drejt njohjes së një shteti palestinez, një veprim që mund të zemërojë Izraelin dhe të thellojë ndarjet perëndimore. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti francez ka bërë deklaratën e tij gjatë vizitës në Indonezi, raporton Reuters.

“Vetëm një zgjidhje politike do të bëjë të mundur rivendosjen e paqes dhe ndërtimin për një afat të gjatë”, ka thënë Macron.

“Së bashku me Arabinë Saudite, së shpejti do të organizojmë një konferencë për Gazën në Nju Jork për t'i dhënë një shtysë të re njohjes së një shteti palestinez dhe njohjes së shtetit të Izraelit dhe të drejtës së tij për të jetuar në paqe dhe siguri në këtë rajon”, ka shtuar ai.