Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lukashenko i bën thirrje SHBA-së t’i heqë armët bërthamore nga vendet euroaziatike

Aleksandër Lukashenko

Foto: Associated Press

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të heqin armët bërthamore nga vendet euroaziatike në mënyrë që të "krijohen kushte për dialog".

“Ne nuk do të qëndrojmë mënjanë. Unë po u përgjigjem atyre që janë të shqetësuar sot për faktin se ne kemi armë taktike bërthamore të vendosura në territorin e Bjellorusisë”, ka deklaruar Lukashenko duke iu drejtuar Konferencës Ndërkombëtare të Minskut për Sigurinë Euroaziatike të enjten, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke komentuar raportet për trupat e Koresë së Veriut në Rusi, ai ka thënë se askush nuk ka parë asnjë koreano-verior në vijën e frontit me Ukrainën dhe akuzoi vendet perëndimore për "fryrje të këtij fakti" që mund të çojë në përshkallëzim.

“Për çfarë po e fryjnë? Për të bërë më në fund presion mbi Bashkimin Evropian dhe për të futur trupat e NATO-s në këtë konflikt. Përndryshe, do të ketë humbje”, ka thënë Lukashenko duke shtuar se të dyja palët e konfliktit duhet të “ulen në tryezën e bisedimeve pa asnjë parakusht”.

Duke folur për zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji, presidenti bjellorus mohoi ndërhyrjen e Rusisë.

“Ata thonë është Rusia por Rusia nuk ka të bëjë me të, unë e di shumë mirë këtë, nuk kishte të bënte me të”, ka deklaruar presidenti bjellorus.