Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë të enjten se rreziku për incidente ushtarake përgjatë kufirit të vendit të tij me Ukrainën është i lartë, raporton Reuters, duke cituar agjencinë e lajmeve RIA.
RIA po ashtu ka cituar Lukashenkon të ketë thënë se Polonia fqinje nuk duhet të presë aksione agresive nga Bjellorusia.
Lukashenko u citua të thoshte se Bjellorusia megjithatë kishte zhvendosur disa batalione të gatshme luftarake nga rajoni i Vitebsk, i vendosur në kufirin e tij me Rusinë, për në kufijtë perëndimor të vendit.
Në një raport tjetër nga Reuters, duke cituar agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass, Lukashenko u citua të ketë thënë se kushtet ishin gati për të filluar bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë.
Presidenti bjellorus ka thënë se tekstet paraprake të diskutuara midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas në Turqi në javët e para të luftës mund të shërbejnë si pikënisje për negociatat.
Tass citoi gjithashtu Lukashenkon, një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, të ketë thënë se mund të ketë një "apokalips" nëse Rusia përdor armë bërthamore në hakmarrje për veprimet perëndimore.
-
Lukashenko i bën thirrje SHBA-së t’i heqë armët bërthamore nga vendet euroaziatike
-
Trupat e Koresë së Veriut në Ukrainë nënkuptojnë përshkallëzim të konfliktit, thotë Lukashenko
-
Bjellorusia shton prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën
-
Gati një e treta e ushtrisë bjelloruse është vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën
-
Lukashenko: Po përgatitemi për luftë