(Përditësuar: 09:23) - Vazhdojnë protestat në Los Angeles pavarësisht shtetrrethimit
Disa protesta të vogla janë duke vazhduar në qendër të Los Angelesit, pavarësisht se ora policore vazhdon të jetë në fuqi atje.
Kryetarja e bashkisë së qytetit, Karen Bass, ka shpallur të martën një shtetrrethim për disa pjesë të qendrës së qytetit në përgjigje të plaçkitjeve dhe dhunës gjatë protestave kundër bastisjeve të imigracionit, raporton BBC.
Mediat kanë publikuar imazhe të protestuesve dhe gazetarëve që vrapojnë ndërsa oficerët ndërhyjnë mes protestave të vazhdueshme kundër operacioneve federale ndaj imigracionit.
Shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit dhe pritet të vazhdojë për disa ditë.
Ndërkohë, protestat kundër bastisjeve ndaj imigracionit janë përhapur edhe në të paktën 10 qytete të tjera, përfshirë New Yorkun.

Kryetarja e bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, ka shpallur një shtetrrethim për disa pjesë të qendrës së qytetit në përgjigje të plaçkitjeve dhe dhunës gjatë protestave kundër bastisjeve të imigracionit.
Pas fillimit të shtetrrethimit në orën 20:00 sipas kohës lokale në Los Angeles, shumë njerëz mbetën në qendër të qytetit, ose aksidentalisht ose duke sfiduar shtetrrethimin.
Policia ka filluar arrestime masive të protestuesve pasi hyrjes në fuqi të shtetrrethimit emergjent.
Ai do të jetë në fuqi deri në orën 6:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, dhe pritet të jetë në fuqi për disa ditë, sipas kryetares së bashkisë.
Ndërkohë, demonstratat janë përhapur edhe në të paktën 10 qytete të tjera në SHBA, me arrestime “të shumta” edhe në New York.
Në Teksas, guvernatori ka vendosur Gardën Kombëtare përpara protestave të planifikuara, raporton BBC.
Në një fjalim televiziv, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, sulmoi Donald Trumpin për nxitjen e situatës në Los Anxhelos.
Trumpi më parë ka deklaruar se protestat janë një "sulm ndaj paqes dhe rendit publik", ndërsa ai dyfishoi vendosjen e më shumë trupave në qytet.
Sipas tij, Los Angelesi do të digjej i tëri po të mos përfshihej ai.
Të paktën 378 persona janë arrestuar gjatë katër ditëve të fundit në Kaliforni, përfshirë gati 200 vetëm të martën, supas shefit të Departamentit të Policisë së Los Angelesit, Jim McDonnell.
Kryetarja e bashkisë ka thënë se 23 biznese janë plaçkitur gjatë katër ditëve të protestave.