Një shtetrrethim është në fuqi për natën e dytë në Los Angeles pas gati një jave trazirash në qytet për shkak të bastisjeve të emigracionit në SHBA.
Shumë persona janë arrestuar për shkelje të shtetrrethimit në qendër të qytetit menjëherë pasi ai hyri në fuqi në orën 20:00 sipas orës lokale, raporton BBC.
Gati 400 persona janë arrestuar në Los Angeles që nga fillimi i protestave të premten, përfshirë 330 emigrantë pa dokumente dhe 157 persona të arrestuar për sulm dhe pengim, përfshirë një për tentativë vrasjeje të një oficeri policie.
Prokurorët federalë deri më tani kanë akuzuar dy burra për hedhjen e koktejeve molotovi ndaj oficerëve të policisë në dy incidente të ndara.
Një total prej 4,000 trupash të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsash janë vendosur për të ndihmuar në shuarjen e trazirave. Disa nga këto trupa të Gardës Kombëtare tani janë të autorizuar të ndalojnë njerëzit derisa policia t'i arrestojë.
Teksa ka filluar shtetrrethimi gjatë natës, kryetarja e Los Angelesit, Karen Bass, ka shkruar në X se ai është vendosur për të "ndaluar aktorët e këqij që po përfitojnë nga përshkallëzimi kaotik i presidentit".
Edhe
Los Angelesi hyn në shtetrrethim, policia kryen arrestime masive
Bass më parë ka fajësuar bastisjet e imigracionit të presidentit Trump për demonstratat, që sipas saj "provokuan" banorët duke shkaktuar "frikë" dhe "panik".
Bass ka sugjeruar që Los Angelesi është "pjesë e një eksperimenti kombëtar për të përcaktuar se sa larg mund të shkojë qeveria federale në marrjen e pushtetit nga një qeveri lokale, nga një juridiksion lokal".
Ajo i ka bërë thirrje administratës që t'i japë fund bastisjeve.
-
Gjyqtari amerikan bllokon Trumpin nga vendosja e Gardës Kombëtare në Los Angeles
-
Policia në Los Angeles hedh gaz lotsjellës ndaj turmave
-
Trump: Los Angelesi do të digjej pa vendosjen e trupave
-
Trumpi dërgon mijëra trupa shtesë në Los Angeles, kryebashkiaku thotë se qyteti po përdoret si “eksperiment”