Policia në terren dhe me kuaj në Los Angeles ka hedhur gaz lotsjellës ndaj turmave të shtunën për të shpërndarë protestuesit anti-Trump.
Masa demonstruesish kanë mbushur rrugët, parqet dhe sheshet në të gjithë Shtetet e Bashkuara të shtunën për të protestuar kundër presidentit, Donald Trump, duke marshuar dhe duke brohoritur për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të emigrantëve.
Organizatorët e demonstratave "Pa Mbretër" thanë se miliona njerëz kanë marshuar në qindra ngjarje.
Guvernatorët në të gjithë SHBA-në kanë bërë thirrje për qetësi teksa janë zotuar të mos toleronin dhunën, ndërsa disa prej tyre kanë moblilizuar Gardën Kombëtare përpara se të mblidheshin marshuesit.
Në Los Angeles, ku protestat kundër bastisjeve federale për imigracionin shpërthyen një javë më parë dhe shkaktuan demonstrata në të gjithë vendin, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe municione për kontrollin e turmës.
Oficerët në Portland gjithashtu kanë lëshuar gaz lotsjellës dhe predha për të shpërndarë një turmë që protestonte para një ndërtese të Zbatimit të Ligjit për Imigracionin dhe Doganat e SHBA-së deri në mbrëmje.
Ndërkohë, presidenti Trump ishte në Uashington për një paradë ushtarake që shënonte 250-vjetorin e Ushtrisë, e cila përkon me ditëlindjen e presidentit.