Botë

Trumpi dërgon mijëra trupa shtesë në Los Angeles, kryebashkiaku thotë se qyteti po përdoret si “eksperiment”

Pjesëtarë të Gardës Kombëtare në Los Angeles

Foto: Associated Press

Administrata Trump ka vendosur rreth 4,000 trupa të Gardës Kombëtare në Los Angeles të hënën në përgjigje të protestave kundër bastisjeve të imigracionit, raportoi të martën “The Guardian”.

Pavarësisht se u përballën me gaz lotsjellës dhe municione të tjera gjatë fundjavës, protestuesit vazhduan të protestonin të hënën dhe familjet e emigrantëve të ndaluar kërkuan lirimin e të dashurve të tyre.

Administrata Trump fillimisht tha se 2,000 anëtarë të Gardës Kombëtare po dërgoheshin në Los Angeles, por guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, më vonë të hënën njoftoi se ishte informuar se zyrtarët federalë po dërgonin 2,000 trupa shtesë edhe pse , sipas tij, vetëm 300 janë vendosur deri tani.

Newsom ka kundërshtuar këto masa, duke konsideruar se qyteti po përdoret si “eksperiment”.