Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e G7-s në Francë.
Ai iu përgjigj komenteve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se i ka ofruar Putinit të takoheshin në margjinat e këtij samiti.
“Aktualisht nuk ka kanale të hapura midis Kievit dhe Moskës. Nuk ka asnjë ftesë zyrtare për Putinin për të marrë pjesë”, ka thënë ai, raportoi "The Guardian".
Zelensky ka thënë të hënën se i ka ofruar Putinit të takoheshin në samit këtë javë ose edhe në Shtetet e Bashkuara për bisedime për t'i dhënë fund luftës katërvjeçare.
Sipas Zelenskyt, edhe SHBA-ja ka rënë dakord për ta ftuar Putinin në takim.
-
Putini “nuk sheh arsye” për ta takuar Zelenskyn
-
Zelensky hedh poshtë ftesën e Putinit për takimin në Moskë
-
Putin e fton Zelenskyn për takim në Moskë, reagon ministri i jashtëm ukrainas
-
Kremlini minimizon mundësinë e një takimi Putin-Zelensky
-
Politico: Trumpi propozoi takim trepalësh, por Putini do takim vetëm me Zelenskyn