Botë

Zelensky hedh poshtë ftesën e Putinit për takimin në Moskë

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, ka refuzuar propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin për takim në Moskë dhe në vend të kësaj ka propozuar që udhëheqësi rus të vijë në Kiev. 

"Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im është nën raketa, nën sulm, çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi",  ka thënë Zelensky në një intervistë për ABC News.

Presidenti ukrainas, ka ripërsëritur se Putin nuk kërkon një takim me të ndërsa ai vazhdon luftën në Ukrainë. 

“Nëse dikush nuk dëshiron takim gjatë luftës, ai propozon diçka të papranueshme nga unë apo nga të tjerët”, ka shtuar mes tjerash Zelensky. 

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha gjatë kësaj jave se nuk ka ndërmend të udhëtojë askund për të biseduar me Zelenskyn, por është i hapur për një takim në Moskë.