Kina ka akuzuar NATO-n të enjten se po kërkon siguri në kurriz të të tjerëve derisa i kërkoi aleancës që të mos sjellë të njëjtin "kaos" në Azi.
Deklarata e një zëdhënësi të ministrisë së Jashtme kineze erdhi një ditë pasi NATO-ja e cilësoi Kinën si një "mundësuese” të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi Lin Jian, në një konferencë ditore ka deklaruar se Kina ka një qëndrim të drejtë dhe objektiv për çështjen e Ukrainës.
Kina është e ndarë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë për luftën në Ukrainë, duke refuzuar ta dënojë pushtimin e Rusisë. Tregtia e saj me Rusinë është rritur që nga pushtimi, të paktën pjesërisht duke kompensuar ndikimin e sanksioneve perëndimore.
NATO, në një komunikatë të lëshuar nga samiti në Washington të mërkurën ka thënë se Kina është bërë një nxitës i luftës përmes "partneritetit pa kufi" me Rusinë dhe mbështetjes së saj në shkallë të gjerë për bazën industriale të mbrojtjes ruse.
Mirëpo zëdhënësi Lin ka deklaruar se tregtia e Kinës me Rusinë është legjitime dhe e arsyeshme dhe e bazuar në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.
Ai ka thënë se "e ashtuquajtura siguri" e NATO-s vjen me koston e sigurisë së vendeve të tjera. Kina ka mbështetur pretendimin e Rusisë se zgjerimi i NATO-s përbënte një kërcënim për Rusinë.
Kina ka shprehur shqetësimin për marrëdhëniet e reja të NATO-s me vendet në rajon. Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut dërguan liderët ose zëvendësit e tyre në samitin e NATO-s këtë javë.
“Kina i kërkon NATO-s që të ndalojë ndërhyrjen në politikën e brendshme të Kinës dhe njollosjen e imazhit të Kinës dhe të mos krijojë kaos në Azi-Paqësorin pas krijimit të trazirave në Evropë”, ka deklaruar Lin.
Trupat kineze janë në Bjellorusi këtë javë për stërvitje të përbashkëta pranë kufirit me Poloninë, një anëtare e NATO-s. Stërvitjet janë të parat me Bjellorusinë, një aleate e Rusisë.
Lin e përshkroi stërvitjen e përbashkët si shkëmbim dhe bashkëpunim normal ushtarak që nuk i drejtohet ndonjë vendi të caktuar.
LEXO EDHE: