Shefi i shtabit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), gjeneral-lejtnant Eyal Zamir, ka thënë se ekziston një "marrëveshje në tryezë" për pengjet izraelite te mbetura në Gazë, sipas mediave izraelite.
Zamir raportohet të ketë thënë se tani ajo është në duart e kryeministrit Benjamin "Netanyahu", raporton Channel 13 News.
Të martën, kabineti i sigurisë i Izraelit pritet të diskutojë propozimin e fundit të paraqitur nga ndërmjetësit rajonalë, të cilin Hamasi e ka pranuar një javë më parë.
Kjo vjen pas demonstratave masive në Izrael në fillim të këtij muaji, ndërsa qindra mijëra njerëz u mblodhën në Tel Aviv, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura ka thënë se Zamir kishte shprehur "atë që shumica e izraelitëve po kërkonin", duke përfshirë një marrëveshje për të sjellë në shtëpi të 50 pengjet e mbetura, 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë, dhe një fund të luftës.
Grupi po planifikon një ditë tjetër proteste masive të martën.
Propozimi më i fundit, nga ndërmjetësuesit në Egjipt dhe Katar, thuhet se bazohet në një kornizë të paraqitur nga i dërguari amerikan, Steve Witkoff në qershor.
Kjo marrëveshje do të bënte që Hamasi të lironte rreth gjysmën e pengjeve në dy runde gjatë një armëpushimi fillestar 60-ditor. Do të kishte gjithashtu negociata për një armëpushim të përhershëm.
Zyra e Netanyahut ka thënë më parë se Izraeli do të pranonte një marrëveshje vetëm nëse "të gjithë pengjet lirohen menjëherë".
Të shtunën, aeroplanët dhe tanket bombarduan pjesë të Qytetit të Gazës, ndërsa Izraeli vazhdoi me planin e tij për të pushtuar zonën më të madhe urbane të territorit.
Benjamin Netanyahu është zotuar të mposhtë Hamasin dhe ka sfiduar kritikat për planet e tij për të zgjeruar luftën, nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga vetë Zamir.