Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, ka thënë të dielën se lufta në Gazë mund të përfundojë nëse pengjet lirohen dhe grupi militant palestinez Hamas dorëzon armët.
Deklaratat e tij gjatë një konference për shtyp me homologun e tij danez në Jerusalem vijnë një ditë pasi Hamasi përsëriti qëndrimin e tij të kahershëm se do të lirojë të gjithë pengjet nëse Izraeli pranon t'i japë fund luftës dhe të tërheqë forcat e tij nga Qyteti i Gazës.
Ushtria izraelite ndodhet tashmë në fazat e fundit të përgatitjet për zgjerim të ofensivës në Rripin e Gazës.
Plani i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu është kundërshtuar ashpër brenda dhe është kritikua po ashtu nga bashkësia ndërkombëtare.
Sipas dy palëve, zgjerimi i ofensivës do të rrezikonte jetën edhe të pak atyre pengjeve që vazhdojnë të jenë të gjallë në Gazë dhe po ashtu do të shkatërronte edhe më tej territorin tashmë të rrënuar nga lufta gati dyvjeçare.
-
Netanyahu paralajmëron Hamasin pasi dorëzoi trupa që nuk i përkisnin pengjeve të zhdukura
-
Hamasi thotë se ka humbur kontaktet me dy pengje izraelite
-
Izraeli duhet të pranojë marrëveshjen për pengjet, thotë shefi i tij ushtarak
-
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë negociatat për lirimin e pengjeve dhe fundin e luftës
-
Izraeli kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve