Drejtoresha e Human Rights Watch (HRW) në Turqi, Emma Sinclair Webb, ka dënuar ndalimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe të tjerëve nga bashkia e Stambollit të mërkurën, duke e quajtur atë një "shpërdorim flagrant të sistemit të drejtësisë".
Duke folur për Reuters, Sinclair-Webb i ka përshkruar ndalimet si pjesë e një "modeli të hetimeve të motivuara politikisht" që synojnë të minojnë aktivitetet e opozitës.
Ajo ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Imamoglut dhe të arrestuarve të tjerë.
Qeveria ka mohuar se ka goditur kundërshtarët e presidentit Erdogan dhe thotë se gjyqësori është i pavarur.
Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, rivali kryesor i Erdoganit
Autoritetet turke kanë arrestuar të mërkurën kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një rival kyç i presidentit...-
Gjykata lëshon urdhërarrest të ri për kryebashkiaku e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu
-
Protesta në Stamboll në mbështetje të liderit të arrestuar të opozitës, Ekrem Imamoglu
-
Tjetër valë arrestimesh në Turqi, sërish goditet opozita
-
Autoritetet turke urdhërojnë arrestimin e dhjetëra anëtarëve të opozitës
-
Kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu i bllokohet llogaria në X