Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autoritetet turke urdhërojnë arrestimin e dhjetëra anëtarëve të opozitës

Policia turke në aksion

Foto: Associated Press

Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e disa anëtarëve të partisë opozitare në Stamboll, si dhe kryen bastisje në komunat e udhëhequra nga opozita të shtunën, si pjesë e një nisme ligjore në zgjerim e sipër kundër kryetarit të burgosur të qytetit dhe subjektit të tij politik CHP, raporton agjencia "Reuters". 

Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili është njëkohësisht rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u burgos në mars nën akuzat për afera korruptive dhe lidhje me grupin terrorist kurd, PKK.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arrestimi i Imamoglut nxiti protesta mbarëkombëtare, trazira ekonomike, dhe akuza të shumta në drejtim të qeverisë për kapje të sistemit të drejtësisë dhe praktika autoritare. Qeveria turke i ka mohuar këto akuza dhe ka përsëritur se gjyqësori është i pavarur.

Që nga burgosja e Imamoglut, autoritetet kanë arrestuar dhjetëra anëtarë të partisë së tij, zyrtarë nga Komuna e Stambollit, dhe të komunave të tjera që udhëhiqen nga subjekti më i madh opozitar CHP. Ndër të tjera, qasja në llogarinë e Imamoglut në rrjetin social X u bllokua në Turqi këtë muaj.

Të shtunën, agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu dhe transmetuesi privat “NTV” raportuan se autoritetet kishin lëshuar fletarrestime për 47 persona në kuadër të 4 hetime të ndara, teksa 28 prej tyre tashmë janë vënë nën pranga.